- 21 Apr 2020
Kryetari Shpend Ahmeti sot ka pranuar një donacion me 200 pako ushqimore nga Oda Ekonomike e Kosovës, të cilën e dorëzoi Kryetari i Odës, Berat Rukiqi.
Ky donacion vjen nga bizneset anëtare të Odës Ekonomike dhe u dedikohen familjeve me situatë të rënduar sociale e ekonomike, numri i të cilëve po rritet si pasojë e situatës nëpër të cilën po kalojmë.
Falenderojmë Odën Ekonomike dhe bizneset për këtë donacion dhe solidaritetin me të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë në këtë kohë.