- 23 Apr 2020
Bazuar në Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për Pakon Emergjente Fiskale dhe sipas Masës nr.15 të drejtën e përfitimit në pagesë të asistencës mujore në vlerë prej njëqind e tridhjetë (130) euro për periudhën Prill-Qershor 2020, e kanë familjet të cilat nuk e kanë asnjë të punësuar në sektorin publik dhe privat, nuk pranojnë asnjë pagesë mujore nga Buxheti i Republikës së Kosovës, si pension ose asistencë tjetër sociale, apo aplikanti është i lajmëruar si i papunë në institucionin kompetent dhe është banor rezident në Republikën e Kosovës.
Komuna e Prishtinës ka filluar pranimin e aplikacioneve fizike, çdo ditë pune prej orës 09:00 deri në 15:00, në ndërtesën e vjetër të Komunës.
Por, në mënyrë që të zbatojmë masën mbrojtëse të distancimit fizik, ju inkurajojmë që të aplikoni në formë elektronike sipas udhëzmeve të njoftimit nga Ministria e Financave dhe Transfereve.
Në vegëzat e mëposhtme i gjeni të gjitha hollësitë.
Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës -> Njoftim për aplikim si i papunë
Aplikimi për masen 15: Vendimi, Njoftimi dhe Formulari në këtë link: https://mf.rks-gov.net/page.aspx?id=1,2,860 dokumentat e kërkuar i dërgoni në këtë email pako15@rks-gov.net.