- 26 Apr 2020
Natën e mbrëmshme nga stadiumi i zbrazët i qytetit, zemra na u mbush plot. Kjo falë performancës së jashtëzakonshme të të madhit Sabri Fejzullahu, i përcjellur nga pianisti i mirënjohur, Fatjon Miftari.
Lot, emocione, kënaqësi por mbi të gjitha ngritje morali, solidaritet e shpresë.
Axha Sabri, sonte e gjithmonë qyteti i Prishtinës të ka zemër!
Faleminderit të gjithëve për punën dhe bashkëpunimin.
Të fala nga Prishtina.
#rriNshpi