- 28 Apr 2020
Të nderuar qytetarë të Prishtinës,
Sqarim për lajmin e digjitalizimit të shkollave në Kryeqytet, që do të fillojë të implementohet javën e ardhshme me 4 Maj.
Platforma elektronike "E-shkollori" është e dizajnuar dhe e zhvilluar ekskluzivisht për menaxhimin dhe administrimin e institucioneve edukative e arsimore në Komunën e Prishtinës.
Platforma ka për qëllim përkrahjen e përmirësimit dhe ngritjen e vazhdueshme të standardit të arsimit duke krijuar mundësi për gjithëpërfshirje dhe llogaridhënie të të gjitha komuniteteve që përbëjnë sistemin edukativo-arsimor në Prishtinë.
Jemi duke vazhduar me mësimin në distancë dhe po angazhohemi që këtë mundësi të u ofrojmë të gjithë fëmijëve pa dallim, duke iu siguruar pajisjet elektronike të nevojshme, atyre që nuk i kanë.
Vazhdojmë të qëndrojmë në shtëpi dhe të i zbatojmë të gjitha udhëzimet lidhur me masat mbrojtëse nga Instituti Kombëtar për Shëndet Publik.