- 28 Apr 2020
Më shumë hapësira të gjelbra, drunj e lule do të thotë ambient më i pastër, më i bukur dhe më i shëndetshëm.
Për këtë të gjithë kemi nevojë, sidomos nëse jetojmë në qytet ku jeta ka një dinamikë tjetër.
Prishtina po vazhdon të gjelbërohet dhe sivjet do të i shtohen 12.000 drunj të gjatë dhe 1 milion lule sezonale.
Sot bashkë me Vedatin e Stupcave mbjellëm disa fidane pranë QMF-së në Bregun e Diellit.
Duke treguar shembull për brezat e rinj, duhet gjithmonë të kujdesemi për rrethin ku jetojmë.
Sepse, çdo ditë është Dita e Tokës!
Vazhdo #rriNshpi që më shpejtë të e shijojmë bashkë pranverën në Prishtinë