Kryetari, Shpend Ahmeti së bashku me Vedatin e Stupcave mbjellëm disa fidane pranë QMF-së në Bregun e Diellit

- 28 Apr 2020

Më shumë hapësira të gjelbra, drunj e lule do të thotë ambient më i pastër, më i bukur dhe më i shëndetshëm.

Për këtë të gjithë kemi nevojë, sidomos nëse jetojmë në qytet ku jeta ka një dinamikë tjetër.

Prishtina po vazhdon të gjelbërohet dhe sivjet do të i shtohen 12.000 drunj të gjatë dhe 1 milion lule sezonale.

Sot bashkë me Vedatin e Stupcave mbjellëm disa fidane pranë QMF-së në Bregun e Diellit.

Duke treguar shembull për brezat e rinj, duhet gjithmonë të kujdesemi për rrethin ku jetojmë.

Sepse, çdo ditë është Dita e Tokës!

Vazhdo #rriNshpi që më shpejtë të e shijojmë bashkë pranverën në Prishtinë