I dashur fëmijë, vizato diçka për Prishtinën

- 29 Apr 2020

Të dashur fëmijë të Prishtinës,

Sot, si asnjëherë më parë, detyra jonë e shtëpisë është të qëndrojmë në shtëpi.

E sa t’jemi në shtëpi, mundemi me bo diçka interesante për qytetin tonë.

Secili prej jush të vizaton diçka të bukur për qytetin dhe ta dërgoni atë në emailin: rrinshpi.prishtina@gmail.com

E kur ti rikthehemi jetës normale, vizatimet e juaja do të paraqiten në një instalacion që do të vendoset në njërin nga sheshet e qytetit tonë.

Vizato diçka për Prishtinën!

P.S Të gjithë fëmijët që do të vizatojnë do të marrin një dhuratë simbolike nga komuna e Prishtinës. 

#rriNshpi 

 

 

Video