Kryetari Ahmeti viziton punimet në lagjen Pejton

- 01 May 2020

Kryetari Shpend Ahmeti dhe drejtori për Investime Kapitale e Menaxhim të Kontratave Gëzim Mehmeti vizituan vendpunishten në lagjen Pejton.

Punimet në rrugët "Perandori Justinian", "Pashko Vasa", "Sejdi Kryeziu", "Mujo Ulqinaku", "Lorenc Antoni" dhe "Nazmi Mustafa" në lagjen Pejton janë duke vazhduar dhe përfshijnë rikonstruimin e kësaj pjesë në tërësi. Projekti parasheh trajtimin e infrastrukturës nëntokësore, trotuareve dhe rrugëve dhe zbatimi po bëhet sipas planit dinamik të paraparë.

#investimet2020

#rriNshpi