- 04 May 2020
Po e fillojmë javën me një lajm të mirë për banorët e fshatit Besi.
Kopshti “Shtëpia Magjike” në fshatin Besi u hap në dhjetor të vitit 2015 dhe është çerdhja e parë e hapur në pjesën rurale të Prishtinës. Numri i fëmijëve është rritur vazhdimisht, prandaj edhe kemi filluar punimet e ndërtimit të aneksit për hapësirë shtesë dhe renovimin e tërësishëm të objektit ekzistues.
Edukimi i hershëm me kosto të përballueshme është investimi i duhur që e bëjmë si shoqëri për të siguruar gjithëpërfshirje dhe një të ardhme të sigurt për fëmijët tanë.
#rriNshpi