- 05 May 2020
Një lajm i shumëpritur për banorët e lagjes Veternik.
Kanë filluar procedurat e prokurimit për projektin e ndërtimit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Veternik, në rrugën “Kujtim Laro”.
Investimet në infrastrukturën e shëndetësisë primare dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në Prishtinë janë të vazhdueshme.
E rëndësia e këtyre investimeve për qytetarët është treguar edhe një herë gjatë këtyre ditëve të pandemisë që po i kalojmë.