- 07 May 2020
Këtë javë kemi rifilluar shërbimin e vaksinimit të rregullt në të gjitha qendrat e mjekësisë primare në Prishtinë.
Sipas rekomandimeve të Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike, me mbështetjen e UNICEF-it i kemi ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme mbrojtëse për fëmijët. Në Qendrat e Mjekësisë Familjare të cilat shërbimin e vaksinimit e kanë të përbashkët me shërbimet tjera, kemi vendosur tenda ku do të ofrohet shërbimi i valsinimit. Ndërsa Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare dhe disa Qendra kanë hyrje të veçantë për këtë shërbim dhe vaksinimi do të bëhet brenda objektit.
Vaksinimi i rregullt është i rëndësishëm për shëndetin e fëmijëve dhe kryhet sipas programit dhe skemës së obligueshme për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse.
#rriNshpi