- 08 May 2020
Para një kohe Ndërmarrja Publike Banesore përmes Departamentit “Urgjenca” ka filluar të intervenojë në riparimin e rrugëve dhe mbylljen e gropave në qytet.
Sot punimet janë zhvilluar në disa lokacione në Prishtinë, rrugët “Zagrebi”, “UÇK” dhe te rrethi i lagjes Arbëria.
Përvoja e kryeqyteteve në rajon ka treguar se ky model jo vetëm që është më efikas dhe i shpejtë në aspektin e kohës së intervenimit, por është edhe shumë më mirë i menaxhuar për shkak të mundësisë së mbikqyrjes dhe llogarridhënies së drejtëpërdrejtë të punëve dhe punëtorëve.
Falenderojmë ekipet e NPB-së për angazhimin e pakursyer dhe përkushtimin që punët në terren të realizohen sipas afateve të përcaktuara.
#rriNshpi