Kryetari Shpend Ahmeti sot vizitoi kompaninë Gjirafa

- 12 May 2020

Gjirafa është një shembull i kompanive të reja moderne të cilat kanë qenë të nevojshme, e që gjatë e pas pandemisë, janë dhe do të bëhen të domosdoshme.

Si komunë me Gjirafën kemi bashkëpunuar në të gjitha aktivitetet online në #rriNshpi me neve, të gjitha të ofruara falas.

Por, ajo që është edhe më e rëndësishme, është zhvillimi i eCommerce. Gjatë pandemisë është rritur jashtëzakonisht shumë numri i porosive online.

Ky kapacitet i Gjirafes për të organizuar shitje online për të gjithë shitësit e interesuar në Kosovë, neve si komunë mund të na mundësojë digjitalizimin e shpërndarjes së pakove e besa mund të luaj rol të jashtëzakonshëm në rimëkëmbjen e prodhuesve vendor me intervenime ekonomike.

Ne si Komunë patjetër se do ta aplikojmë por shteti mund dhe duhet të bëjë edhe më shumë.

Me pak fjalë, faleminderit Gjirafa për ndihmën, menaxhimi i pasojave të pandemisë është më i lehtë për shkak të kompanive si ju!

#rriNshpi