Urime Dita Ndërkombëtare e Infermierisë

- 12 May 2020

Sot po shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Infermierit e që këtë vit i gjen të gjithë infermieret e infermierët në krye të detyrës, në vijën e parë të frontit në luftën kundër pandemisë #covid19.

I falënderojmë nga zemra të gjithë për punën e jashtëzakonshme e të palodhshme që e bëjnë çdo ditë e në çdo situatë.

Mirënjohjen më të mirë mund të iu japim duke qenë të përgjegjshëm dhe zbatuar të gjitha masat mbrojtëse kundër pandemisë, për të mbrojtur veten dhe të tjerët rreth nesh.

#rriNshpi