Fillon asfaltimi i rrugës Hamëz Jashari

- 13 May 2020

Punimet e projektit për rikonstruktimin e rrugëve në lagjen Dodona po vazhdojnë sipas planifikimit.

Sot ka filluar asfaltimi i rrugës “Hamëz Jashari” rreth parkut të qytetit dhe pastaj do të vazhdohet me rrugët ” Ismail Dumoshi”, “Bajram Kelmendi” , ”Afrim Loxha”, “Mustaf Hoxha” e “Xhelal Mitrovica”.

#investimet2020