Kryetari Shpend Ahmeti priti në takim përfaqësues të Bankës Botërore dhe MCC, zyres në Kosovë

- 13 May 2020

Kryetari Shpend Ahmeti dhe Hajdar Hoxha, Kryeshef i Ndërmarrjes Publike Banesore pritën në takim përfaqësues të Bankës Botërore dhe MCC, zyres në Kosovë.

Në takim u diskutua projekti i rregullimit të fasadës të pesë ndërtesave të njohura si “Soliterat” përmes të cilit synohet investimi në përmirësimin e efikasitetit të konsumit të energjisë elektrike në ndërtesat kolektive.

Racionalizimi dhe kursimi i eneregjisë ndikon në mbrojtjen e ambientit dhe zvoglimin e ngrohjes globale shkaktuar nga ndryshimet klimatike.

Zbatimi i projektit do të fillojë porsa të finalizohet marrëveshja me banorët e ndërtesave.

Falenderojmë Bankën Botërore dhe Millennium Challange Corporation për mbështetjen e këtij projekti të rëndësishëm për Prishtinën dhe banorët e saj.

#rriNshpi