Strehimorja e Artit po bëhet

- 14 May 2020

Punimet në Rivitalizimin e Strehimores në rrugën Enver Maloku në Bregun Diellit kanë filluar.

Është e qartë se kemi mungesë të hapësirave të mjaftueshme për të ekspozuar koleksionet e vlefshme që Galeria e Arteve të Kosovës posedon.

Prandaj, në partneritet me Galerinë Kombëtare të Kosovës e kemi konceptuar projektin i cili Strehimoren në lagjen Bregu i Diellit e shndërron në Strehimore të Artit.

Projektet dhe hapësirat e tilla janë të rëndësishme për zhvillimin e artit e kulturës në Prishtinë dhe emancipimin e të gjithëve pa dallim.

Na shkoftë mbarë ky projekt dhe të vazhdojmë angazhimin për të kontribuar
që të kemi jetë kulturore sa më të pasur në Kryeqytet!

#rriNshpi