Fillon shpërndarja e pajisjeve teknologjike nëpër shkolla që të dorëzohen te të gjithë fëmijët që kanë nevojë

- 15 May 2020

Thirrjes tonë për të dhuruar pajisje teknologjike për fëmijët e Prishtinës iu përgjigjën shumë qytetarë dhe kompani të ndryshme.

Tashmë ka filluar shpërndarja e këtyre pajisjeve nëpër shkolla që të dorëzohen te të gjithë fëmijët që kanë nevojë.

I falenderojmë të gjithë nga zemra për përkrahjen e iniciativës që asnjë fëmijë në Prishtinë të mos mbetet pa e vijuar mësimin në distancë.

#rriNshpi