Sonte filloi faza e parë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës

- 15 May 2020

DITË E NATË ME PUNË E PËRKUSHTIM

Sonte në orën 20:30 në lagjet Parku i Qytetit, Aktash, Qyteza Pejton, lagja e Muhaxherëve, Blloqet te Shtëpia e Pleqve Dhe lagja Tophane filloi faza e parë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës.

Qytetarët në këtë proces janë partnerë të rëndësishëm. Andaj, ju lusim që gjatë kohës së dezinsektimit, t’i mbani dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda dhe të kufizoni daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku për një orë.

Gjithashtu, ju rikujtojmë që shoqatat e bletarëve duhet të kanë kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe. 

Ju falemnderit paraprakisht për bashkëpunimin.

Vikend të këndshën pranë familjeve të juaja. Natën e mirë për sonte!

#dezinsektim