Dita Botërore e Bletëve

- 20 May 2020

Në Ditën Botërore të Bletëve, Nënkryetari Selim Pacolli dhe Drejtori për Bujqësi, Shkumbin Gashi vizituan bletarinë “Jana”.

Pandemia #covid19 ka ndikuar në të gjitha fushat e ekonomisë e prodhimtarisë. Prodhuesit e mjaltës nuk bëjnë përjashtim.

Komuna e Prishtinës do të ofrojë mbështetje për prodhuesit dhe bizneset e Prishtinës për të ndihmuar rikthimin e prodhimit, tregut dhe zhvillimin e bizneseve.

Sot, në gjithë planetin shumë specie të bletëve janë në pragun e zhdukjes. Një botë pa bletët do ishte shkatërruese për njerëzit, shëndetin, industrinë e ushqimit dhe farmacisë.