- 21 May 2020
Gastronomia, është një nga sektorët më të dëmtuar gjatë kohës së pandemisë. Në këtë fazë të dytë të lehtësimit të masave, kanë të drejtë të shërbejnë "merre me vete", por jo edhe të shërbejnë nëpër tavolina.
Inspektorët po i kontrollojnë lokalet, për të parë nëse po iu përmbahen vendimeve dhe urdhëresave të institucioneve. Pastërti, masa mbrojtëse, distancë mes njerëzve që presin.
Pronarët, menaxherët e punëtorët janë të vetëdijshëm se sa më të kujdesshëm tregohen tash, aq më heret mund të kthehemi në normaliteti.
Falënderoj gastronomët e Prishtinës për bashkëpunim të jashtzakonshëm në këtë periudhë. Uroj që sa më shpejt ta kalojmë bashkë këtë sfidë.