- 22 May 2020
Punimet në rregullimin e hyrjes në Prishtinë nga Veterniku kanë filluar dhe tash do të vazhdohet me revitalizimin e hapësirave të gjelbra dhe ndërtimin e dy mbikalimeve për këmbësorë në atë pjesë.
Për hartimin e projektit do të bashkëpunohet me Shoqatën e Arkitektëve të Kosovës dhe thirrja do të jetë publike, në mënyrë që të kemi një projekt sa më të veçantë për Prishtinën.
U diskutuan edhe projektet e përbashkëta për Rrugën A, Kolektorët dhe zgjidhjen e shumëpritur për lidhje të rrethit të Fushë Kosovës me Lagjen Arbëri.