PRISHTINA ME QENDËR TË QËNDRIMIT DITOR PËR PERSONA ME DËMTIME INTELEKTUALE

- 27 May 2020

Kryetari, Shpend Ahmeti së bashku me Drejtorin për Mirëqenie Sociale, sot vizituan hapësirat ku do bëhet qendra e qëndrimit ditor për persona me probleme mendore. Kjo qendër do menaxhohet nga Klub House Dëshira e udhëhequr nga Dr. Nusret Shillova, e cila organizatë tash e gati se 20 vjet me shumë vështirësi i ka qëndruar pranë këtij komuniteti. Qendra do renovohet dhe shumë shpejt do jetë në shërbim të këtij komuniteti.