Përurohet hapësira për të gjithë viktimat e vetëvrasjes gjatë periudhës së pasluftës në Kosovë

- 27 May 2020

Në përfundim të kampanjës #këtupërty, sot së bashku me përfaqësues nga organizatat QIPS, LENS dhe UNICEF në Kosovë, përuruam hapësirën e dedikuar për të gjithë viktimat e vetëvrasjës gjatë periudhës së pasluftës në Kosovë.

Kjo hapësirë është e të gjithëve, por më së shumti e viktimave të vetëvrasjes, dhe të dashurve të tyre. Prandaj, nëse dëshironi që një lule t`i dedikohet dikujt që keni humbur shkruani në Linja e Jetës – Instagram, Facebook apo Twitter.

Këtu për ty, Linja e Jetës.

Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë.