Informata, udhëzime dhe rregulla për nxënës për Testin e Arritshmërisë 2020

- 31 May 2020

Testi i Arritshmërisë (TA) është vlerësim i arritjeve, njohurive, shkathtësive dhe aftësive të nxënësve, të cilat nxënësit i kanë fituar gjatë arsimimit të tyre në fund të Nivelit II (klasët 6 –9) të Arsimit Parauniversitar në përputhje me Kurrikulën shtetërore të Republikës së Kosovës.

Testi i Arritshmërisë 2020 do të mbahet të martën, më 23 qershor 2020, në të njëjtën kohë për të gjithë nxënësit. Në kushte të pandeminë dhe në përputhje me rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Testi i Arritshmërisë do të organizohet në atë mënyrë që të ketë numër sa më të vogël të nxënësve brenda një qendre të testimit dhe brenda klasave të testimit në të njëjtën kohë.

Testi i Aritshmërisë 2020 do të mbahet brenda një dite për të gjithë nxënësit. Testi do të ketë gjithsej 80 kërkesa (pyetje, detyra), nga gjithsej 9 lëndë dhe do të zgjasë 120 minuta (2 orë). Në test përfshihen lëndët: Gjuhë shqipe, Gjuhë angleze, Histori, Gjeografi, Matematikë, Informatikë, Fizikë, Kimi dhe Biologji.

DATA DHE AFATE ME RËNDËSI

 

 

 Informata, udhëzime dhe rregulla për nxënës për Testin e Arritshmërisë 2020