Lansohet projekti "Green Queen"

- 02 Jun 2020

Para qytetarëve të Prishtinës, bashkë me studio “1010” lansuam projektin "Green Queen" e cila e parasheh mbështjelljen e oxhakut të Termokosit me një gjethe çeliku duke e transformuar objektin industrial në tërësi.

Bimët të cilat do të e mbështjellin oxhakun do të shërbejnë si filtra për pastrim të ajrit.

Shumë shpejt do të fillojë edhe implementimi i projektit dhe njëkohësisht do të na vetdijësojë se sa e rëndësishme është që të investojmë dhe të kujdesemi për ambient të pastër e të shëndetshëm.

Falenderojmë ekipin e studios “1010” për këtë projekt unik.