Komuna e Prishtinës është e vetmja komunë që ka ndërmarrë të gjitha masat për mbrojtje nga Covid 19 sipas hulumtimit dhe raportit të Institutit GAP

- 03 Jun 2020

Luftimi i përhapjes së #covid19 është bërë duke ndërmarrë dhe zbatuar një numër të masave mbrojtëse sipas udhëzimeve të IKShP, të cilat kanë ndikuar në funksionimin dhe menaxhimin e punës në nivel lokal.

Sipas hulumtimit dhe raportit të Institutit GAP “Ndikimi i pandemisë COVID19 në pushtetin lokal”, Komuna e Prishtinës është e vetmja që i ka zbatuar të gjitha masat, duke përfshirë edhe Pakon “Prishtina1” me 14 masa konkrete për mbështetje ekonomike.