- 04 Jun 2020
Drejtori për Mirëqenie Sociale, Dren Kukaj vizitoi Komitetin e Grave të verbra, të përfaqësuar nga drejtoresha Bajramshahe Jetullahu.
Ky komitet ka mungesë të infrastrukturës, qasjes dhe mbështetjes financiare, prandaj edhe drejtori Dren Kukaj tregoi gatishmërinë të plotë institucionale për të bashkëpunuar dhe filluar me hartimin e projektit për renovimin dhe rifunksionalizimin e hapësirave të këtij Komiteti.