- 05 Jun 2020
Në Ditën Botërore të Mjedisit ka filluar pastrimi i deponisë inerte, në fshatin Lebane, në dalje të autostradës “Ibrahim Rugova”. Kjo është deponia më e madhe dhe pastrimi do të vazhdojë edhe ditët e ardhshme.
Gjatë javës “Prishtina Green Week” janë pastruar gjithsej 33 deponi inerte të cilat pastrohen në vazhdimësi, sepse ato përveç që janë pamje e shëmtuar edhe rrezikojnë seriozisht shëndetin publik.
Prandaj sot, në Ditën Botërore të Mjedisit bëjmë thirrje për kujdes më të madh ndaj natyrës, ambientit ku jetojmë duke respektuar planetin Tokë dhe duke u bërë shembull për brezat e rinj!
Falenderojmë të gjitha ekipet që me punën e tyre po ndihmojnë që të kemi një Prishtinë të pastër.