Nënshkruhet Marrëveshja e Mirëkuptimit për projektin e trajtimit të ujërave të zeza në Prishtinë

- 09 Jun 2020

Kryetari Shpend Ahmeti me Ambasadoren e Republikës së Francës Marie-Christine Butel ka nënshkruar Marrëveshjen e Mirëkuptimit për projektin e trajtimit të ujërave të zeza në Prishtinë.

Projekti ka vlerë prej 66 milionë euro ku Qeveria e Republikës së Kosovës do të kontribojë me 20 milion euro shtesë në projekt dhe do të implementohet deri në vitin 2025, në faza të ndryshme.

Përveç Prishtinës, projekti mbulon edhe trajtimin e ujërave të zeza në komunat fqinje Obiliq, Fushë Kosovë dhe potencialisht Graçanicë dhe është rezultat i studimit të fizibilitetit nga viti 2012.