Agjenda e aktiviteteve për 11 Qershorin - Ditën e Çlirimit të Prishtinës

- 10 Jun 2020

Nesër qyteti ynë feston Ditën e Çlirimit. Për 21 vite sa kanë kaluar, Prishtina është zhvilluar e ka ndryshuar, por nuk e ka harruar asnjëherë 11 qershorin e vitit 1999, datë që simbolizon të gjitha përpjekjet dhe sakrificat për arritjen e lirisë që e gëzojmë sot.

Me pamundësi për të organizuar aktivitete e manifestime të ndryshme shkaku që virusin e kemi ende mes nesh, nesër gjatë ditës së kemi paraparë disa aktivitete simbolike për të shënuar këtë ditë të rëndësishme për ne dhe qytetin tonë.

09:30 Vizite ne varrezat e Deshmoreve
11:00 Ndarja e Celesit te Qytetit per Sabri Fejzullahun ( ndertesa e vjeter e Komunes)
12:00 Performanca dhe parakalimi i Orkestres Frymore te FSKse (Sheshi Nena Tereze)
15:00 Prezantimi i brendit te platformes informuese turistike te Prishtines (Kino Armata)
17:00 Performanca muzikore Live ne Facebook e Instagram


Ju ftojmë të i ndiqni!