Kryetari, Shpend Ahmeti priti në takim Komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneral Majorin Michele Risi

- 12 Jun 2020

Kryetari, Shpend Ahmeti priti në takim Komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneral Majorin Michele Risi, të cilit i urova mirëseardhje në Kosovë dhe për detyrën e re.

Në takim diskutuam për situatën politike, gjendjen e përgjithshme të sigurisë, projektet komunale dhe mundësitë e bashkëpunimit në mes KFOR-it dhe Komunës së Prishtinës.