- 25 Jun 2020
Në takim diskutuam për situatën aktuale me #covid19 në Prishtinë, tash pas rihapjes dhe largimit të gjitha kufizimeve në vend, rekomandimet dhe strategjine anti #covid19.
Prishtina me kujdes po i zbaton dhe respekton të gjitha rekomandimet e dhëna nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Edhe pse në kryeqytet janë rreth 400 raste aktive, gjendja është nën kontroll, dhe poashtu janë bërë gati edhe kapacitet shtesë, në rast nevoje.