- 01 Jul 2020
Në kohen sa Prishtina ndodhej në karantinë, Arjeta Shala ndërmorri një iniciativë. Ajo, nxorri në shitje punimet e saj artistike (piktura e skulptura nga druri) dhe me paratë e grumbulluara nga shitja bleu materiale të ndryshme shkollore.
Të gjitha këto materiale, gjatë ditës së sotme i dorëzoi në Qendrën për Punë Sociale, të cilat i dedikohen fëmijëve/nxënësve me kushte të rënda socio-ekonomike.
Arjeten e falenderojmë për vullnetin dhe kontributin e dhënë. Të tilla aktivitete përveç se janë të mirë se ardhura, janë pothuajse të domosdoshme.