- 02 Jul 2020
Drejtoresha e Arsimit Shpresa Shala viziton punimet që janë duke u bërë në izolimin dhe fasadimin e objektit të shkollës Xhavit Ahmeti në lagjen Vreshta. Ky investim është duke u bërë nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, në kuadër të projektit për efiçiencë të energjisë.
Gjithashtu, në këtë shkollë do të rregullohen edhe dritaret si dhe do të bëhet shndërrimi i ngrohjes nga nafta në pelet.