Njoftim për reduktim të orarit të qarkullimit për linjat e trafikut urban në mbrëmje, nisja e fundit në ora 20:30

- 07 Jul 2020

Bazuar në masat e fundit të Qeverisë për parandalim të përhapjes së pandemisë, i njoftojmë qytetarët se autobusët e NPK “Trafiku Urban” Prishtinë, do të qarkullojnë deri në ora 20:30.
Pra, nisja e fundit në linjat urbane është në ora 20:30.

Kërkohet respektimi i masave në fuqi që përfshijnë bartjen e maskës mbrojtëse, kufizimi i numrit të udhëtarëve max. 20 dhe respektim të distancës edhe brenda autobusit.