Po vazhdojnë punimet në rregullimin e hapësirës së parkingut në rrugën “Andrea Gropa”

- 09 Jul 2020

Po vazhdojnë punimet në rregullimin e hapësirës së parkingut në rrugën “Andrea Gropa”. Pas përfundimit të punimeve, kjo hapësirë do të shenjëzohet për rreth 60 vendparkime dhe do të menaxhohet nga ndërmarrja “Prishtina Parking”.

Shenjëzimet e vendparkimeve në zonën Qendër po vazhdojnë dhe kur të funksionalizohen do të ndihmojnë që parkingjet të menaxhohen më mirë duke siguruar rend e rregull.