Grante për përkrahje të bizneseve të vogla

- 09 Jul 2020

Komuna e Prishtinës është partnere me organizatën Help-Hilfe zur Selbsthilfe në Kosovë në projektin “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor 2019-2020” i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Qeverisë Gjermane.

Nëpërmjet këtij projekti, ofrohen pajisje në mënyrë që përfituesit të mund të fillojnë apo të zhvillojnë bizneset e tyre. Vlera mesatare e një granti, për një përfitues, është 2,000 Euro kombinuar me trajnime profesionale e mbikqyrje për zhvillimin e tyre të qëndrueshëm.

Për shkak të situatës me #covid19, Help në koordinim me Komunën e Prishtinës nënshkrimin e kontratave me përfituesit janë duke e zbatuar në bizneset apo shtëpitë e tyre.

Jemi të përkushtuar që në forma të ndryshme të kontribojmë në zhvillim të qëndrueshëm ekonomik duke ndihmuar krijimin e vendeve të reja të punës, sidomos tani kur situata e përgjithshme ekonomike po i vuan pasojat nga pandemia #covid19.