Kryetari Shpend Ahmeti mirëpriti në takim Ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi

- 14 Jul 2020

Kryetari Shpend Ahmeti mirëpriti në takim Ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ku diskutuan për temat e përbashkëta dhe vazhdimin e bashkëpunimit në funksion të koordinimit më të mirë dhe përmirësimit të shërbimeve ndaj qytetarëve.


Në fund të takimit u nënshkrua edhe Marrëveshja e Mirëkuptimit me të cilën Komuna e Prishtinës e merr në shfrytëzim hapësirën në përdhesë të ndërtesës te Ministria e Ekonomisë. Në këtë pjesë që ka dalje direkte në sheshin "Zahir Pajaziti" do të vendoset Pika Informuese Turistike për Prishtinën.