- 15 Jul 2020
Rishtazi, disa prej punonjësove të Qendrës për Punë Sociale kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid Sars2.
Nisur nga rekomandimet e IKSHP-së dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit të punonjësve dhe të palëve, gjatë ditës së sotme janë dezinfektuar të gjitha njësitë e QPS-ve.
Gjithashtu, javën që lamë pas, në të njejtat hapësira, kemi vendosur stacionet për dezinfektim dhe maska.
Falenderojmë Humanity First që bëri të mundur dezinfektimin e këtyre hapësirave.