- 16 Jul 2020
Dje kemi pranuar edhe aparaturat e para si edhe testet serologjike për #covid19 në Komunën tonë. Sot kemi testuar 60 personat e parë dhe jemi në procesin e kalibrimit dhe testimit të aparateve dhe metodologjisë.
Nga e hëna do të fillojmë edhe me testim të qytetarëve, me prioritet grupet e rrezikuara me simptome të virusit.
Momentalisht jemi me kapacitet rreth 100 teste në ditë e brenda dy javësh ky kapacitet do të rritet në rreth 400 teste në ditë.
Synimi primar është që:
1. Përmes hulumtimit me mostër 1000 persona në Prishtinë të e konstatojmë saktë përqindjen e atyre që e kanë pasur virusin.
2. Me një mostër të personave që kanë rezultuar pozitiv në Prishtinë që nga Marsi (1600 total - mostra rreth 600 të kuptojmë çështjen e imunitetit, sa krijohet, te kush, dhe për sa gjatë).
Na prift e mbara në këtë kapitull të ri!