1209 raste aktive në Prishtinë me #covid19

- 22 Jul 2020

Përhapja e shpejtë e virusit dhe numri i shtuar i rasteve të reja me #covid19 janë vazhdimisht në rritje dhe kjo është shqetësuese!

Bazuar në të dhënat e marra nga IKShP dhe raportin e konsoliduar nga Shtabi Emergjent në Prishtinë del se momentalisht, që nga data 20 Mars deri sot kemi 1963 raste me #covid19 prej të cilave 1209 raste janë ende aktive. Kemi 732 raste të shëruara dhe zyrtarisht të konfirmuara 22 raste që kanë përfunduar me fatalitet.

Mbajtja e maskës është një prej tri rregullave kryesore dhe masave mbrojëse për parandalimin e përhapjes së virusit dhe rëndimin e situatës edhe më shumë.

Të gjithë e kemi obligim që të ruajmë veten dhe të tjerët rreth nesh e të jemi të ndërgjegjshëm.

Sepse vetëm #bashkë mund të e tejkalojmë këtë sfidë!

Vazhdoni t'i mbani maskat, dezinfektoni duart dhe mbani distancë!