THIRRJE E HAPUR: Koordinator/e i/e pergjithshem/me Manifesta 14

- 03 Aug 2020

Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se Manifesta ka hapur pozitën e Koordinatorit/es së Përgjithshëm/me. Kjo njëherit është pozita më e lartë në Manifesta 14 Prishtina.

Ju inkurajojmë që të aplikoni apo të ftoni të aplikojnë të gjithë ata që mendoni se janë adekuat për këtë pozitë.

Koordinatori/ja i/e Përgjithshëm/me është përgjegjës/e për menaxhimin dhe organizimin e Manifesta 14 Prishtina, duke punuar si anëtar-e i/e ekipit të Menaxhimit sëbashku me udhëheqësat e departamenteve dhe raporton tek Drejtoresha e Manifestës, Hedwig Fijen. 

Ai / ajo administron organizatën, monitoron procedurat e tenderimit publik dhe siguron respektimin e rregulloreve të punës, si dhe të gjitha kërkesat ligjore dhe fiskale. Ai / ajo shërben si urë lidhëse mes ekipit menaxhues dhe Qytetit të Prishtinës, dhe akterëve vendorë dhe ndërkombëtarë. 

Ne jemi në kërkim të një personaliteti fleksibël me prapavijë të fortë organizative në një mjedis kulturor ndërkombëtar me aftësi të dalluara në menaxhimin dhe administrim të projekteve. Ai / ajo duhet të ketë rrjet të krijuar profesional dhe të jetë në gjendje të punojë me ekipe vendore dhe zona më të largëta. Ai / ajo duhet të jetë në gjendje të punojë në mënyrë efektive në një mjedis dinamik ndaj kërkesave të ndryshme. 

Me kohë të plotë: Tetor 2020 - Prill 2023 

Paga varësisht me përvojën.

Ju lutemi dërgoni CV tuaj me letrën motivuese në:

m14jobs@manifesta.org

 

Afati: 30 gusht 2020

 

Më shumë informata mund të gjeni në vegëzën:


https://manifesta.org/2020/07/manifesta-14-prishtina-is-looking-for-a-general-coordinator/?fbclid=IwAR057ceZ3T_sWGA1pWvmmdU4ImbXxQETPKMQExHYmb8jCf-uhtQG7ZIP9UI

 

 Koordinator/e i/e pergjithshem/me Manifesta 14