Njoftim për vazhdimin e mbledhjes së katërt të Kuvendit të Komunës së Prishtinës

- 11 Aug 2020

Pas ndërprerjes së mbledhjes së katërt të Kuvendit të Komunës së Prishtinës, për shkak të mungesës së kuorumit, sot në koordinim me shefat e grupeve parlamentare, është vendosur që vazhdimi i mbledhjes të bëhet nesër, më 12.08.2020 në orën 10:00, në sallën e objektit të vjetër të Komunës.

Ju lutem të jeni të kujdesshëm në respektimin e masave të sigurisë duke vendosur maskën dhe mbajtur distancën.