- 13 Aug 2020
Në Zonën Industriale, në kohë pandemie, janë vendosur konstruksione metalike pa leje në disa sipërfaqe - pavarësisht ndalesave nga ana jonë.
Vendimet për rrënim janë nxjerrë me kohë, dhe disa nga konstruksionet janë larguar nga vet palët. Për rastet ku nuk janë përfillur vendimet tona, Sektori i Ndërtimit ka organizuar aksionet e rrënimit, sikur sot.