Nënkryetari Muhedin Nushi dhe Drejtoresha për Arsim Shpresa Shala pritën sot në takim Ministrin Ramë Likaj për të diskutuar përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor

- 14 Aug 2020

 

Nënkryetari Muhedin Nushi dhe Drejtoresha për Arsim Shpresa Shala pritën sot në takim Ministrin Ramë Likaj për të diskutuar përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor


U diskutuan skenarët e pergatitur nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe ndihmën e cila do të iu ofrohet komunave përmes donatorëve, si dhe përgatitjet që po i bën komuna e Prishtinës dhe mundesinë e hapjes së shkollave sipas skenareve duke u bazuar në specifikat e shkollave të Kryeqytetit.


Temë tjetër ishte rëndësia e fuqizimit të shkollave profesionale për të ju pershtatur tregut të punës dhe Ministri u zotua se do të përkrahë çdo projekt në funksion të ngritjes së cilësisë së arsimit.