ORARI I DËGJIMEVE PUBLIKE “ONLINE” ME QYTETARË PËR PLANIFIKIMIN E BUXHETIT PËR VITIN 2021

- 15 Aug 2020

Komuna e Prishtinës njofton të gjithë qytetarët për organizimin e dëgjimeve buxhetore dhe atë në formën “online”, përmes aplikacionit ZOOM. Për shkak të situatës së pandemisë me COVID-19, komuna ka vendosur që takimet publike me qytetarë t’i mbajë në formatin “online” dhe jo përmes prezencës fizike.


Dëgjimet buxhetore do të mbahen sipas datave të cekura në tabelën më poshtë dhe qytetarët kanë mundësinë të kyçen në cilëndo prej këtyre dëgjimeve buxhetore përmes platformës ZOOM duke përdorur linkun e veçantë për secilin dëgjim buxhetor.


Disa udhëzime për kyçje në takim:
- Nëse e keni të instaluar aplikacionin ZOOM, atëherë klikoni në linkun sipas datës së dëgjimit buxhetor, apo
- Nëse lidheni përmes browserit (preferohet Google Chrome), atëherë klikoni këtë link: https://zoom.us/join e pastaj vendoseni numrin identifikues të dhënë në tabelë sipas datës së dëgjimit buxhetor;
Mirëpo, nëse dëshironi të shkarkoni aplikacionin ZOOM në pajisjet tuaja, në vijim janë listuar hapat që duhet ndjekur për ta instaluar atë:
- Kompjuter, duke shkarkuar aplikacionin ZOOM përmes linkut në vijim https://zoom.us/client/latest/ZoomInstaller.exe dhe pastaj aplikacioni i shkarkuar të hapet për ta instaluar aplikacionin.
- Telefon me Android apo Apple iOS, duke hapur PLAY STORE/APP STORE dhe pastaj tek hapësira për kërkim (Search) të kërkohet aplikacioni “ZOOM Cloud Meetings”. Pasi të instalohet aplikacioni në telefonin tuaj, qasja në takim bëhet duke vendosur numrin identifikues të takimit sipas datës dhe orës së dhënë më poshtë.

 

 ORARI I DËGJIMEVE PUBLIKE “ONLINE” ME QYTETARË PËR PLANIFIKIMIN E BUXHETIT PËR VITIN 2021