Njoftim për pensionistët e Prishtinës - Trafiku urban

- 04 Nov 2014

Të nderuar qytetarë, 
 
Duke filluar nga muaji nëntor 2014, Komuna e Prishtinës e ofron transportin publik falas për pensionistët e Prishtinës në linjat të cilat menaxhohen nga trafiku urban pra linjat 3 dhe 4.
Pensionistët e interesuar duhet të paraqiten në ndërmarrjen së “Trafiku Urban”, ndërsa me vete duhet të kenë letërnjoftimin, një fotografi si dhe vërtetimin mbi vendbanimin, i cili lëshohet nga bashkësia lokale përkatese.
Me këtë rast, pensionistëve do t’ju lëshohet bileta që do të vlejë për 6 muajt e ardhshëm, e cila do t’ua sigurojë transportin falas për linjat 3 dhe 4.
Ky është hapi i parë drejt realizimin të qëllimit për të ofruar shërbimin falas në të gjitha linjat, deri në integrimin e tyre dhe përfundimin e reformës.