- 16 Jul 2025
Të nderuar tatimpagues të Kryeqytetit,
Ju njoftojmë se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve do të lëshoj në përdorim sistemin e ri të tatimit në pronë i cili do të zëvendësoj sistemin aktual të tatimit në pronë.
Me qëllim të migrimit të të dhënave nga sistemi aktual në sistemin e ri të tatimit në pronë (në tekstin e mëtejmë STP) si dhe rregullimeve të çështjeve të ndryshme komplekse nga data 16.07.2025 deri më 20.07.2025 do të ndërpritet së funksionari STP aktual.
Gjatë periudhës së ndërprerjes së STP tatimpaguesit udhëzohen që me faturën e tatimit në pronë të pajisen përmes e-Kosova dhe të njëjtën mund të bëjnë pagesën.
Për tatimpaguesit që kërkojnë shërbimet tjera që lidhen me tatimin në pronë duhet të presin deri në javën tjetër, dhe kjo drejtori do të lëshoj informate të re.