- 20 Aug 2020
Drejtori për Mirëqenje Sociale Dren Kukaj bashkë me Drejtoreshën e Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve Zana Hamiti vizituan punimet e renovimit të kësaj qendre ku banorë nga shtatë komuna marrin shërbime. Pas përfundimit të punimeve qendra do të ketë kushte dhe infrastrukturë që i përshtaten shërbimeve që ofrohen për rastet më të rënda të dhunës në familje e që kërkojnë strehim aty.
Gjithashtu, drejtori vizitoi edhe hapësirat e Shoqatës së Shurdhërve në Prishtinë ku së bashku me anëtarët e kësaj shoqate mbikqyrën punimet e renovimit dhe inventarizimit.